12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

GËRMADHAT E RESTELICËS SË AMSERA REKËS

Më të lexuarat

Banorët e Restelicës kanë braktisur fshatin që prej se orteku i goditi shtëpitë e tyre rreth 4 muaj më parë. Bora e madhe që kishte lënë të vdekur 11 persona në këtë zonë, po shkrihet ende. Në fshat tani bien në sy gërmadhat dhe orenditë e shpërndara të objekteve të rrënuara. E atyre që janë kthyer për t’i rinovuar shtëpitë, nuk po u ndihmon askush.

Tjegulla, tiganë e orendi të shumta shtëpiake të flakura qindra metra larg shtëpive kanë nisur të dalin në pah me shkrirjen e borës. Në ndjekje të këtyre gjurmëve përpjetë shpatit drejt lagjes së familjes Reka, të zë syri pjesë të tjera të shtëpive që nuk janë në vend.

E, vendi ku do të duhej të ishin pjesët e shtëpive bashkë, është një gërmadhë. Gjashtë themele janë rrafsh me tokë, e 12 godina të tjera pothuajse të pabanueshme. Këtë e kishte bërë orteku i borës që goditi Restelicën katër muaj më parë.

Në fakt, tani aty nuk banon askush. Njëmbëdhjetë persona humbën jetën nga rrëshqitja e borës, e vajza e vetme që shpëtoi, Amsera Reka, tani është nën kujdesin e të tjerëve.

Katër muaj nga rrëshqitja e ortekut të borës në këtë zonë të thellë të Kosovës gjendja nuk ka ndryshuar shumë. Në fshatin Restelicë, bora në këto ditë maji vazhdon të qëndrojë nën gërmadhat e shtëpive të bëra rrafsh me tokë.

Pak banorë që kanë jetuar në zonën ku ka goditur bora, tashmë janë shpërngulur nga kjo zonë në fshatrat e afërta të Dragashit, Zhurit apo edhe të Prizrenit.

Të paktë janë ata që mund t’i takosh në këtë fshat, që para katër muajsh ishte në qendër të vëmendjes së gjithë qytetarëve të Kosovës.

Vajza e vogël, e cila kishte shpëtuar mrekullisht nga orteku i borës, Amsera Reka tashmë është rikthyer sërish në Itali për të vazhduar jetën, për fatin e të cilës po kujdesen disa të afërm të saj./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit