1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tajfuni “Shanshan” godet Japoninë, të paktën 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Më të lexuarat

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga reshjet e dendura dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tajfuni “Shanshan” në Japoni

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga reshjet e dendura dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tajfuni “Shanshan” në Japoni, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo News”, zyrtarët e Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA) deklaruan se tajfuni “Shanshan” ishte efektiv në jug të vendit.

Autoritetet njoftuan se 3 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Aichi si pasojë e tajfunit dhe paralajmëruan banorët e rajonit të kenë kujdes për fatkeqësi të mundshme natyrore.

Sipas gjetjeve paraprake 40 persona u plagosën në provincat Kagoshima, Kumamoto dhe Miyazaki, ku shiu dhe era e dendur ishin efektive.

Autoritetet thanë se shërbimet e trenave dhe fluturimet u anuluan në disa rajone ndërsa pati ndërprerje të energjisë elektrike në disa banesa.

JMA dje lëshoi paralajmërim urgjent për rajonin e Kagoshima-s për shkak të tajfunit “Shanshan” dhe njoftoi se shpejtësia e tajfunit vlerësohet të arrijë 250 kilometra në orë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit