4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Synimet në Davetin e të afërmve

Më të lexuarat

minaret

      Falënderimi i takon Allahut të lartësuar dhe paqja e mëshira qofshin për pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata ë ndjekin rrugën e tij, e më pas:

 

  1. 1.Zbatimi i urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (paqja dhe

mëshira e Allahut qoftë mbi të) për përkujdesjen ndaj të afërmve.

     Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ia ka bashkangjitur ruajtjen e raporteve farefisnore adhurimit ndaj Allahut të lartësuar për të treguar rëndësinë e saj të madhe, ashtu siç është transmetuar në hadithin e Amër bin Abese që kur e pyeti të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se me çfarë të dërgoi Allahu? Ai iu përgjigj: “… Me thyerjen e idhujve, përkujdesjen ndaj të afërmve dhe që të adhurohet vetëm Allahu e të mos i bëhet asgjë shok.” (Muslimi dhe Ahmedi)

 

    2. Kërkimi i afërsisë, bëmirësisë dhe të mirave nga Allahu i lartësuar.                 

     Sikur që është transmetuar në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra i cili thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):          ”Vërtet Allahu i krijoi krijesat dhe kur përfundoi (krijimin e tyre) u ngrit në mesin e tyre “lidhja Familjare” dhe tha: Kjo është pozita e atij që kërkon strehim te Ti nga këputja e lidhjeve familjare? Allahu i thotë: Po. A nuk je e kënaqur që të përkujdesem për atë që përkujdeset për ty dhe të distancoj atë që të anashkalon ty? Tha: Po. Allahu i tha: Atëherë, kjo të takon ty…” (Buhariu dhe Muslimi)

     3. Lakmia për të hyrë në Xhenet. Sikur që është transmetuar nga Abdullah ibn Selami i cili ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) erdhi në Medine njerëzit vërshuan drejt tij. Dhe flitej se: Erdhi  i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e tha këtë tre herë. Iu bashkangjita njerëzve të tjerë që ta shikoja, e kur e pashë fytyrën e tij u binda se nuk është nje fytyrë gënjeshtari. Ndërsa fjalët e para që i dëgjova prej tij ishin: ”O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, mbani lidhjet familjare dhe faluni natën kur njerëzit flenë do të hyni ne xhennet të përshëndetur me selam.” (Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Daremiu)

     4. Të përfituarit e rizkut, bekimit (bereqetit) në pasardhës dhe të përmendurit për të mire. Ashtu siç transmeton Enesi i cili thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që dëshiron që ti shtohet rizku i tij e ti jipen pasardhës le ti mbajë lidhjet familjare.” (Buhariu dhe Muslimi)

    5. Largimi nga dënimi i caktuar për atë që i këputë lidhjet familjare. Allahu i lartësuar thotë: ”A do të bënit ju pabesi e të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet e afërsisë, po t’ju jepej sundimi? Të këtillët janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar. Kështu që Ai i ka bërë ata të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.” (Muhammed: 22,23)

     Dhe sikur që ka transmetuar Muhamed bin Xhubejr bin Mut’im se babai i tij, Xhubejri, i ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke thënë: “Nuk do të hyj në Xhenet ai që i këputë lidhjet familjare.” (Buhariu dhe Muslimi)

     Dhe hadithin që e transmeton Ebu Bekrete ku thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ”Nuk ka mëkat më meritor që Allahu t’ia shpejtojë dënimin kryesit të tij në këtë botë se bashku me atë që e ka deponuar ndaj tij në botën tjetër se sa zullumi dhe këputja e lidhjeve familjare.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

     E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyrë që përkujdesen ndaj të afërmve dhe të na furnizoj me ndihmë, drejtësi, durim dhe sukses prej Tij e Allahu është Bujar dhe Fisnik.


Dr. Jahja b. Ibrahim El Jahja

Përktheu : Driton Lekaj



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit