Gjithçka në televizorë u duk se shkoi për mrekulli në finalen e madhe të Botërorit të fituar nga Franca 4-2 ndaj Rusisë.
Por në fakt nuk ishte kështu. Katër persona ndërprenë ndeshjen pak pas nisjes së pjesës së dytë dhe kjo nuk u transmetua nga regjia.
“Pushtimi” i fushës është marrë përsipër nga vajzat e famshme të grupit muzikor “Pussy Riot”, të cilat njihen për protestat e tyre.
Grupi, që njihet si një zë kundër Kremlinit, ishin të veshur si policë për të protestuar kundër abuzimit me të drejtat e njeriut.