1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Suprizat e betejave në terren: si e kthyen ukrainasit një disavantazh në avantazh

Më të lexuarat

Pretendohet se të agresuarit kanë aktualisht më shumë tanke se agresorët

Falë dërgesave bujare nga një numër vendesh evropiane, Ukraina aktualisht ka më shumë tanke në fushën e saj të betejës sesa forcat e armatosura ruse, pretendon Pentagoni.

Sipas Telegrafit britanik, dy muaj pas fillimit të pushtimit, ekspertët pohojnë se avantazhi i Rusisë në thelb është shkrirë, për shkak të dorëzimit të tankeve sovjetike T-72 të dhuruara në Kiev nga Republika Çeke dhe falë dërgesave të blinduara nga anëtarë të tjerë të NATO-s.

“Për momentin, ukrainasit kanë më shumë tanke se rusët dhe po i përdorin mirë ato”, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit, i paidentifikuar.

Në një nga njoftimet e fundit, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës mburrej se rusët kanë mbetur pa më shumë se 680 tanke deri më tani. Ata pretendojnë se shumica e tyre janë shkatërruar, por edhe disa janë konfiskuar. Në mbështetje të telasheve të Rusisë kur bëhet fjalë për tanket, janë një grusht videosh që janë shfaqur në rrjetet sociale që nga fillimi i luftës, të cilat tregojnë ‘mbretërit’ e dëmtuar rëndë ose plotësisht të shkatërruar të fushëbetejës. Disa pamje tregojnë varreza të vërteta tankesh.

Sipas ekspertëve perëndimorë, sfondi i kaq shumë humbjeve ruse qëndron në faktin se Perëndimi i ka furnizuar mjaft mirë ukrainasit me armë antitank, ndërsa Moska ka automjete të mirëmbajtura keq dhe moral të ulët midis trupave të saj.

“Është shumë domethënëse që ukrainasit kanë arritur barazi me rusët kur bëhet fjalë për tanke,” komentoi Mick Ryan, një gjeneral-kolonel në pension i Ushtrisë Australiane, i cili aktualisht punon në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në fund të marsit u njoftua se Ukraina kishte më shumë tanke se sa kishte në 24 shkurt, ditën e parë të agresionit, dhe më pas zyrtarisht kishte rreth 2000.

Deri më tani, ata kanë arritur të rrëmbejnë të paktën 161 tanke nga rusët, sipas një faqe interneti të specializuar në analitikën ushtarake Oryx.

Nga ana tjetër, pala ruse u ka rrëmbyer ukrainasve të paktën 43 tanke, vlerësojnë analistët bazuar në të dhënat e deritanishme në burime zyrtare dhe jozyrtare dhe në rrjetet sociale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit