Shumë njerëz e ‘urrejnë’, por shumë të tjerë edhe e duan. Është kjo stina e vjeshtës, e cila me vete sjell ajrin e freskët, ngjyrat e mrekullueshme dhe ushqimet e mbjella.
Por cilat janë ushqimet më të mira të kësaj stine, të quajtura ndryshe edhe superushqimet e vjeshtës?
Mollët – të gjithë e kemi dëgjuar fjalën e urtë, “një mollë në ditë, mban mjekun larg”, dhe, nëse molla është organike, kjo thënie është shumë e vërtetë. Veç vitaminave dhe mineraleve, ato përmbajnë edhe një lëndë fito-ushqyese e quajtur acidi malik, i cili, kur konsumohet, përmirëson prodhimin e energjisë në trupin tuaj dhe ka treguar të jetë ndihmesë e madhe për ata që vuajnë nga fibromialgia.
Boronicat e kuqe – fillimisht janë përdorur nga kombet e para të Amerikës veriore për infeksione urinare, por tani, boronicat e kuqe dhe lëngu i tyre, janë super-ushqime. Sipas hulumtuesve në SHBA, ky frut përmban përbërës që parandalojnë bakterin E. coli.
(FI)/kohaislame