Studioja e njohur filimike “Marvel” ka paralajmëruar se së shpejti do të prodhojnë një film ku superheroi do të jetë mysliman.
Kevin Feige shefi i “Marvel” ka shpalosur planet në një intervistë për BBC-në, ku ka treguar se prodhohet superheroina pakistaneze “Ms.Marvel”, pasi të debutojë aktorja Brie Larson me rolin e saj “Captian Marvel”.
“Ms.Marvel është një tjetër personazh i librave komik – heroina myslimane që frymëzohet nga Captain Marveë – gati se është rrugës. Për këtë e kemi planin pasi të prezantohet për publikun Captain Marvel”, ka thënë Feige.
Feige i referohet Kamala Khan, një adoleshente që shndërrohet në superheroinë myslimane në librat komik të vitit 2013, e që do të jetë pjesë e versionit Ms.Marvel./KohaIslame.com/