-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Supë pule me domate, karota dhe qepë

Më të lexuarat

Racionet: 6 – 8, Koha e përgatitjes: 10 minuta, Koha e gatimit: 40 minuta
 
Përbërësit:
 
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e madhe e grirë hollë
4 thelipnj hudhre të grirë
2 karrota të pastruara dhe të grira në copa të vogla
2 kërcej selinoje të grirë
3 gota ujë
kripë dhe piper
1 lugë çaji rigon
1/4 gotë majdanoz të grirë hollë
6 gota me lëng nga mishi i pulës
2-3 domate mesatare të prera në kuba
 
Përgatitja:
 
Në një tigan të thellë nxehim vajin e ullirit dhe skuqim qepët, karrotat, hudhrat dhe selinonë derisa të zbuten. Pastaj i hedhim në një tenxhere dhe shtojmë përbërësit e mbetur. Ulni zjarrin dhe lërini të ziejnë për rreth 30 minuta, duke e përzier me një lugë druri. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shërbejeni të ngrohtë dhe mund ta spërkasni sipër me vaj ulliri dhe piper të shtypur (jo të bluar plotësisht).
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit