-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Supë me pulë dhe limon

Më të lexuarat

Përbërësit:

* 4 filxhanë ujë
* 2 filxhanë lëng pule pa kripë
* 1 qepë e vogël, e prerë në feta
* 2 fileta pule
* 1 gjethe dafine dhe 1 degëz majdanoz
* 1\2 lugë vaj ulliri
* 1 qepë e vogël, e grirë
* 1 thelb hudhër, e grirë
* 1\2 spec i gjelbër, i prerë hollë
* 2 domate mesatare, të grira hollë
* 1\2 spec djegës, për shije
* kripë dhe piper i zi i sapobluar
* lëngu i një limoni, dhe lëkurat për zbukurim

Përgatitja:

* Ngrohim furrën në 200 gradë.

* Bashkojmë në një tenxhere ujin, lëngun e pulës, filetat, qepën, gjethen e dafinës, dhe majdanozin. I ziejmë për 20 minuta derisa pula të jetë zbutur. E kullojmë lëngun në një enë. Grijmë pulën.

* Në një tigan ngrohim vajin. Shtojmë qepën, hudhrën, specin e gjelbër, domatet dhe specin djegës. I gatuajmë derisa të zbuten, duke i përzierë herë pas here. Shtojmë lëngun dhe pulën. I ziejmë për rreth 5 – 10 minuta, derisa perimet të jenë zbutur.

* I shtojmë kripë, piper për shije dhe lëngun e limonit e hedhim nëpër tasa. I vëmë sipër pitet.

* E servirim të zbukuruar me lëkurat e limonit. /TG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit