Përbërësit:
400gr brokoli
150gr spinaq
150gr bizele të ngrira
1 mollë jeshilë
1 karotë
1 qepë
2 lugë gjalpë
Kripë
Piper
Koper
majdanoz
1 karotë
Përgatitja:
Lajmë brokolin dhe më pas e presim në copa të vogël dhe e vendosim në një tas me ujë të ftohtë dhe një lugë uthull për 10 minuta.
Ndërkohë pastrojmë spinaqin dhe e grimë, si dhe qërojmë mollën jeshile.
Më pas marrim një tigan dhe hedhim gjalpin, si dhe pak koper. I lemë për 2 minuta sa të kavardisen.
Si t’i kemi përgatitur këto marrim një tenxhere dhe hedhim, brokolin, spinaqin, bizelet, mollë jeshile të cilën e kemi prerë në kubike të vegjël dhe i vendim të ziejnë. Pasi i lemë të ziejnë për disa minuta i hedhim dhe qepën, të cilën e kemi kavardisur. Pasi të jenë zier, i kalojmë në blender. Më pas e servirim, ku nuk harrojmë të hedhim majdanozin.