Për të përgatitur këtë supë për 4 (katër) persona ju nevojitën këto përbërës:
Një lugë gjelle vaj ulliri
Një, ose dy gjokse pule varet nga madhësia e pulës
Një lugë çaji kripë
Gjysmë luge çaji piper
Hudhër e grirë sipas dëshirës
Dy lugë miell
1 (një) filxhan qumësht i skremuar
Dy gota spinaq
Dy gota me pana
1 (një) filxhan me djathë kaçkavall
1 (një) filxhan me lëng supë pule, ose koncentrat supë pule
Makarona sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan hidhni vajin e ullirit, sapo të nxehet hidhni gjokset e pulës (të prera në kubike të vegjël), shtoni kripë, piper (gjysmën e masës së përcaktuar më lart) dhe trazojeni për 5-8 minuta, ose derisa mishi i pulës të marrë ngjyrë rozë.
Hiqeni pulën dhe lëreni në një pjatë.
Po tek i njëjti tigan hidhni hudhrën, në këtë moment ulni temperaturën dhe trazojeni për rreth një minutë, pastaj hidhni miellin dhe filxhanin me lëngun e supës së pulës, trazojeni pak dhe pastaj hidhni qumështin, kripë dhe piperin e mbetur nga masa e përcaktuar më lartë, trazojeni derisa të krijohet një masë homogjene, pastaj shtoni dy gotat e spinaqit, makaronat, copat e pulës dhe gjysmën e masës së djathit, duke i trazuar dhe njëkohësisht duke hedhur qumështin e puna.
Hiqeni nga soba, dhe kur ta servirni hidhni djathin kaçkavall. /noa