3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sundimtari i vetëm – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Nëse sundimi i dikujt do të ishte tregues i bekimit të Zotit për pushtetin e tij, Faraoni dhe të gjithë tiranët e tjerë nuk do të kishin qenë kurrë sundimtarë.

Por edhe nëse sundimi i dikujt do të ishte po ashtu tregues i mungesës së bekimit të Zotit për pushtetin e tij, Sulejmani (alejhi selam) dhe të gjithë profetët, e të devotshmit që kanë sunduar ndonjëherë, nuk do të kishin qenë kurrë sundimtarë.

E Allahu ia jep sundimin kujt të dojë dhe ia merr kujt dojë, për urtësi që i di më së miri vetëm Ai, ndaj dhe sundimi i dikujt nuk është tregues ose jo, i vetëm, i kënaqësisë së Zotit për dikë.

“Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje! Ti ia jep Pushtetin atij që do dhe ia heq pushtetin atij që do. Ti e lartëson atë që do dhe e poshtëron atë që do. Vetëm në dorën Tënde është çdo e mirë. Vërtet, Ti je i Fuqishëm për gjithçka. Ti e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin. Ti e begaton pa masë atë që do!” (Ali-Imran: 26-27)

Duke qenë se vetëm Krijuesi është Sundimtari i Përjetshëm, të Cilit nuk i cenohet dhe as i humbet kurrë pushteti, a ja vlen vallë ta kërkosh bekimin, pasurinë, mbarësinë, mbështetjen dhe t’i varësh të gjitha shpresat, emocionet dhe ndjenjat tek njerëzit e pushtetit të përkohshëm dhe kufizuar të kësaj bote?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit