Tre izraelitë janë qëlluar dhe vrarë nga një person i armatosur palestinez në hyrje të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor.
“Sulmuesi u qëllua po ashtu dhe vdiq më vonë”, por ende nuk është identifikuar, tha një zëdhënës i policisë.
Sulmuesi kishte “mbërritur në portën e pasme të Har Adarit së bashku me punëtorët palestinezë që hynë në vendbanim” para se të hapte zjarr ndaj rojeve të policisë izraelite.
Katër persona u plagosën rëndë.
Viktimat kishin pësuar plagë me armë zjarri dhe thikë, tha shërbimi i ambulancës izraelite.
Identiteti i izraelitëve të vrarë është ruajtur nga autoritetet, raporton ‘Jerusalem Post’.