1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmuesi i sinagogës në SHBA: Hebrenjtë po kryejnë gjenocid

Më të lexuarat

Njëri nga oficerët e policisë, në dokumentin e arrestimit ka shkruar se gjatë trajtimit mjekësor, Bowers kishte thënë se hebrenjtë po kryejnë gjenocid mbi popullin e tij

 

Zyrtarët e policisë thanë se i dyshuari për sulmin mbi sinagogën në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se hebrenjtë po kryejnë gjenocid për çka duhet të vdesin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se një sulmues i armatosur, të shtunën hapi zjarr ndaj besimtarëve në një sinagogë Pittsburgh, ku po mbahej ceremonia e emërtimit të foshnjave.

Policia amerikane, mëngjesin e sotëm tha se në sulmin në fjalë janë vrarë tetë burra dhe tri gra, për të shtuar se sulmuesi i dyshuar, Robert Gregory Bowers, është qëlluar nga policia e cila më vonë dhe e arrestoi.

Njëri nga oficerët e policisë, në dokumentin e arrestimit ka shkruar se gjatë trajtimit mjekësor, Bowers kishte thënë se hebrenjtë po kryejnë gjenocid mbi popullin e tij.

Gjatë sulmit në fjalë, humbin jetën 11 persona ndërsa mbetën të plagosur gjashtë të tjerë, nga të cilët katër policë.

Sinagoga Pema e Jetës ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Wilkins dhe Shady, më saktësisht në lagjen Ketri Hill, që është 10 minuta larg nga qendra Pittsburgh, me një popullsi me shumicë hebreje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dënoi sulmin, i cili është një nga më vdekjeprurësit mbi bashkësinë hebraike në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit