1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sulmohet rezidencën e konsullatës turke në Mosul që përdorej nga ISIS

Më të lexuarat

Forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër organizatës terroriste DAESH herët në mëngjes me lejen e Turqisë kanë kryer sulm në rezidencën e Konsullatës së Republikës së Turqisë në qytetin irakian të Mosulit, e cila që nga vera e vitit 2014, përdorej nga DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë njoftoi se avionët e forcave të koalicionit këtë mëngjes në ora 03:00 sipas kohës lokale sulmuan rezidencën e konsullatës turke në Mosul, ku në bazë të informatave të inteligjencës deri nga qershori 2014 janë vendosur pjesëtarët e DAESH-it, madje përfaqësuesit e lartë të organizatës terroriste.

“Operacioni nga faza përgatitore deri në përfundimin e saj është kryer në bashkëpunim dhe pëlqimin e Republikës së Turqisë, e cila edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin me forcat e koalicionit për të luftuar DAESH-in”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Terroristët e DAESH-it në fillim të qershorit të vitit 2014, morën kontrollin mbi qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosul dhe me këtë rast në ndërtesën e konsullatës turke në atë qytet morën peng 49 zyrtarë të konsullatës dhe anëtarë të familjeve të tyre. Diplomatët e rrëmbyer turq dhe familjet e tyre u liruan pas tre muajsh dhe më 20 shtator u kthyen në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit