2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sulmohen tre të rinj shqiptarë në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Tre të mitur shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

“Të rinjtë shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga katër persona të panjohur, derisa po shëtitnin në shëtitoren ‘Kral Petar’ në veri të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime serioze në kokë, ndërsa viktimat kanë arritur të ikin shpejt në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.

Mësohet se viktimat më vonë kanë dhënë deklaratat e tyre rreth incidentit në stacionin policor në veri, dhe për shkak të moshës, gjatë dhënies së deklaratave të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e tyre, ndërsa policia po heton rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit