1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sulmi vret gjashtë anëtarë të një familjeje në Pakistan

Më të lexuarat

Zyrtarët pakistanezë thanë se së paku gjashtë anëtarë të një familjeje janë vrarë kur makina e tyre është goditur nga një shpërthim, në një rajon veriperëndimor pranë kufirit me Afganistanin.

Familja ka qenë në rrugë për të ndjekur një funeral në zonën Kurram, kur ka ndodhur shpërthimi, tha zyrtari i qeverisë lokale, Akbar Iftikhar.

“Tri gra dhe tre burra kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Iftikhar, për të shtuar se nuk është e qartë ende nëse sulmi është shkaktuar nga mina apo bomba e vendosur në anë të rrugës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit