0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sulmi terrorist në veri, Kurti e informon ambasadorin britanik: Ishte skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë

Më të lexuarat

Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit.

Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i cili u zhvillua sot në kryeministri, temë qendrore e diskutimit ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, situata aktuale e sigurisë dhe hapat përpara.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

“Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim”, u shpreh kryeministri.

Duke përshkruar grupin e sulmuesve, ai tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur. Nga informacionet preliminare, shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve.

Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor, andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit.

Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit.

Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit