1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmi rus: ç’duhet të bëjnë muslimanët e Ukrainës?

Më të lexuarat

Said Ismailov, Myftiu i Komunitetit Musliman në Ukrainë (Umma), i bëri thirrje botës muslimane që të mbështesë Ukrainën dhe tha se muslimanët e Ukrainës po mbrojnë vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për AA, Ismailov tha se e dinë se një musliman ka humbur jetën deri më tani si pasojë e sulmit rus dhe se bëhet fjalë për një tatar të Krimesë nga rajoni Kherson.

Duke deklaruar se lufta është shumë e vështirë, Ismailov e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si “të pabesë”.

“E gjithë bota islame duhet të mbështesë Ukrainën dhe muslimanët në Ukrainë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Ismail.

Duke thënë se “muslimanët ukrainas mbrojnë vendin e tyre si të gjithë ukrainasit e tjerë”, Ismailov tha se në mesin e muslimanëve ka vullnetarë, ushtarë, mjekë, etj.

Ai tha gjithashtu se shumë muslimanë po largoheshin nga shtëpitë e tyre si refugjatë për shkak të sulmit rus.

“Si myfti i muslimanëve të Ukrainës, i bëj thirrje muslimanëve në Ukrainë që të mbështesin ushtrinë dhe shtetin tonë dhe dua që bota muslimane të mbështesë Ukrainën dhe muslimanët ukrainas”, përfundoi Ismailov.

Më herët u raportua se katër shtetas muslimanë të Azerbajxhanit humbën jetën në konfliktet në Ukrainë./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit