1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sulmi në Muenster, nacionalistja gjerman kërkon falje për fajësimin e muslimanëve

Më të lexuarat

Nënkryetarja e Partisë nacionaliste AfD kërkoi falje për fajësimin e muslimanëve për një sulm të ndodhur ditë më parë në Muenster, ku një person sulmoi një turmë njerëzish me automjet duke shkaktuar katër të vdekur e dhjetra të plagosur. Më vonë ai rezultoi se ishte një shtetas gjerman me probleme menore.

Beatrix von Storch tha në faqen e saj të Facebook të enjten se “kam bërë një gabim me cicërimat e mija për Muensterin dhe më vjen keq.”

Kërkimfalja erdhi pas kritikave të shumta për shkak të cicërimës e cila sugjeronte për atë që duhet fajësuar si politika e refugjatëve të kancelares Angela Merkel pas sulmit të ndodhur.

Kur autoritetet zbuluan se drejtuesi i automjetit ishte një gjerman Von Storch e dyfishoi cicerimën se i dyshuari ishte një “imitues i terrorit islamik”.

Por në postimin e kërkimfaljes, ajo gjeti rastin t’i jepte një tjetër goditje kancelares Merkel, duke thënë “unë kurrë nuk duan të jem si Angela Merkel e cila nuk pranon gabimet e saj.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit