“Ky sulm ka mundësi të jetë krim lufte”, është shprehur Colville, duke theksuar se kanë mësuar se në institucionet mjekoligjore, në spitalet e Halepit kanë mbërritur trupat e 96 civilëve
GJENEVË (AA) – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se ka mundësi “të jetë krim lufte” sulmi i kryer ndaj autokolonës së personave të evakuuar nga rajoni i regjimit nën rrethimin e opozitarëve në rajonin Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga komisionerët e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka folur për sulmin e ndërmarrë më 14 prill ndaj autokolonës së civilëve dhe elementëve ushtarakë e cila ishte nisur nga rajonet Fua dhe Kefreja ku opozitarët kishin rrethuar forcat e regjimit.
Duke bërë të ditur se nuk kanë dijeni për autorin dhe mënyrën e sulmit Cloville tha se “Nga pamjet e vëzhguara nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, është vërejtur se një person para sulmit po iu shpërndante karamele fëmijëve të mbledhur rreth tij.”
“Ky sulm ka mundësi të jetë krim lufte”, është shprehur Colville, duke theksuar se kanë mësuar se në institucionet mjekoligjore, në spitalet e Halepit kanë mbërritur trupat e 96 civilëve nga të cilët 13 gra, 16 meshkuj dhe 67 fëmijë.
Ndërsa edhe zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Christophe Boulierac, duke tërhequr vëmendjen se personat që kanë humbur jetën në këtë sulm përbëhen më së shumti nga fëmijët tha se janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje për fëmijët e plagosur.
Gjithashtu për sulmin në fjalë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së me 16 prill kishte publikuar një mesazh ku dënonte këtë sulm.