-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SULMI/ E vërteta e katolikut që plagosi me thikë 5 muslimanë: një i konvertuar familjarisht me devijime mentale

Më të lexuarat

Rudolf Nikolli, 34 vjeç, njeriu që sulmoi me thikë besimtarë muslimanë në xhaminë e njohur “Dine Hoxha” në Tiranë, është një katolik i konvertuar në Islam afro 18 vjet më parë.

Veç tij, të konvertuar janë dhe tre vëllezër që ai i ka në Angli, si dhe dy motra, një në Angli dhe tjetra në Itali, besimtarë të rregullt, pa asnjë problem.

Por me Rudolf Nikollin ka ndodhur një devijim mental kohët e fundit, e thënë kjo nga të njohur të afërt të tij. Pas një ikjeje në Angli dhe qëndrimi dy-vjeçar atje, ai është kthyer në Shqipëri duke shfaqur shenja vetmie dhe paqëndrueshmërie psiqike.

Ndër këto shenja, kanë qenë fiksasionet që po përndiqej nga disa shtete, përfshirë dhe SHBA.

Ai nuk ishte pjesë e xhamisë “Dine Hoxha”, por e një xhamie të zona e Freskut, afër kompleksit të Bamir Topit. Frekuentonte gjithashtu dhe xhaminë e Xhurës te Porcelani.

Pra, bëhet fjalë për një person me devijime mentale, pasi nuk ka patur asnjë arsye tjetër për të goditur besimtarë muslimanë më thikë.

Edhe plagosja e bashkëfshatarit të tij tre javë më parë, Adriatik Kurtit, ka ndodhur nën një gjendje të rënduar psiqike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit