Një grup prej 130 imamë dhe liderë fetarë kanë refuzuar t’ua falin xhenazet sulmuesve të urës në Londër, të cilët lanë të vrarë shtatë persona dhe mbi 50 tjerë të plagosur, shkruan Independent.
Liderët kanë thënë se nuk do të kryejnë ritualet që normalisht kryhen për çdo mysliman, pavarësisht veprimeve të tyre, transmeton Telegrafi.
“Ky vendim vjen si pasojë e veprimeve të tyre që janë në kundërshtim me parimet e Islamit. Ne nuk do t’ua falim xhenazet autorëve të krimit, dhe u bëjmë thirrje imamëve tjerë dhe liderëve fetarë që të mos e bëjnë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën e grupit të imamëve.