4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Provokimet ndaj Islamit nuk ndalen – Hashim Thaçi: Kosova nuk është myslimane

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një shkrim për Euractiv, ka shkruar për garën presidenciale në Austri, duke shfaqur kënaqësinë që atje nuk ka fituar kandidati i së djathtës ekstreme që ka folur haptas kundër Kosovës. Po ashtu Thaçi ka folur edhe për betejën që po bëhet kundër mbështetësve të ISIS’it në Kosovë. Ndërkohë, sipas Thaçit, kosovarët duhet të jenë “më katolik se Papa” në rrugën europiane.

Hashim Thaçi është i pari që pranon se është i lehtësuar nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Austri, kështu e parafrazon artikullin e shkruar nga presidenti Thaçi EurActiv.com

Ndërkohë Thaçi në shkrimin e tij ka trajtuar edhe çështjen e pjesëmarrjes së kosovarëve në ISIS duke thënë se kosova nuk është strehë e sigurt për ekstremistët. Ne shkrimin e tij, Thaçi ka thënë se Kosova nuk është myslimane por nje shoqëri qytetare sekulare.

 

“Ne as nuk jemi  një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë  regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit