Viteve të fundit shpesh besimtarët musliman shqiptar ballafaqohen me shkrime tendecioze të disa portaleve që për synim kanë shqetësimin e besimtarëve, (sikur që bën edhe djalli, shejtani), ndaljen e thirrjes islame dhe përfitimet e majme nga sponzor të jashtëm dhe klikimet e portaleve të tyre.
Hoxhallarët, sikur edhe të gjithë intelektualët dhe udhëheqësit e popullit, mund të bëjnë gabime ose gjatë ndërtimit të një qëndrimi ose gjatë artikulimit të atij qëndrimi, dhe sikur që është edukimi islam, ata kur gabojnë kërkojnë falje dhe insistojnë në korrigjimin e gabimit. Dhe me kaq përfundon i tërë rrëfimi!
Porse kjo nuk i kënaq disa portale.
Andaj, ata edhe në disa çështje doktrinare me të cilat dallohet dhe shquhet një fe, tentojnë që në mënyrë spekuluese dhe pa qasje akademike, me një gjysmë teksti senzacional, të demantojnë dhe kundërshtojnë ate, saqë dikush që e quan veten intelektual, flet edhe kundër Kuranit.
Kundërshtimi i fesë, që është e drejtë e secilit, nuk i jep të drejtë askujt të tallet me doktrinat dhe rregullat fetare, ti përbuz ato dhe ti linçon publikisht të gjithë ata që i llogarisin si të shenjta ato parime. Sepse përveç që këta persona, portale, grupe joformale, nuk arrin sukses në krijimin e një opinioni islamofob në popullin shiptar, ata vetëm se i bëjnë edhe më fanatik besimtarët në parimet e tyre të shenjtë, pasi që ndihen të kërcënuar, por disa që janë në fillim të udhëzimit fetar, edhe më agresiv, sepse frustrohen nga kjo fobi e palogjikshme dhe qasje jo e drejtë karshi këtyre rregullave fetare Islame, në krahasim me qasjen që kanë këto persona, portale e grupe joformale ndaj çështjeve doktrinare të feve tjera.
Ata nuk u qasen çështjeve fetare nga këndi fetar, ose nga këndi i kritikës analitike, por nga injoranca e tyre dhe sjellja e papërgjegjshme intelektuale dhe profesionale!
Ata nuk e kundërshtojnë qëndrimin, por tentojnë të bëjnë senzacione, andaj nuk duhet dhënë edhe aq shumë rëndësi dhe nuk duhet marrë aq seriozisht.
Por, ata duhet ta kuptojnë mirë se ky agresivitet i shquar i tyre është një kontribut jo i mirë dhe jo i nevojshëm në dëm të harmonisë që mbretëron një kohë të gjatë te populli ynë. Secili që kontribuon në çfarë do mënyre për ta cenuar atë, do jetë fajtori kryesor për çka do që ndodh më pastaj.
Mendoj se xhemati nuk duhet të shqetësohet nga keto sulme, ato kanë qenë të pranishme në të kaluarën e do të jenë edhe sot, dhe nuk do të përfundojnë deri sa të ketë jetë në këtë botë.
Nëse një hoxhë ka thënë diçka dhe është keqkuptuar ose ka gabuar, ai vet e ka detyrë edhe obligim ta sqarojë keqkuptimin dhe të korrigjojë gabimin. Kurse xhemati duhet të ndihmojë hoxhën me ofrimin e informatave të duhura në lidhje me temën e apostrofuar dhe reagimet e urta dhe ato djallëzore të njerëzve të caktuar, kundrejt keqinterpretimit apo gabimit që ka ba hoxha.
Fillimisht, xhemati duhet ti kthehet videove orgjinale, nga të cilat janë bërë shkëputjet, për të kuptuar saktë mesazhin e hoxhës, e pastaj duhet ti promovojë ato video dhe tjerat, e që fal Zotit janë të bollshme, dhe shkrimet me qëndrime të plota dhe të dobishme për popullin tonë shqiptar, duke i injoru krejtësisht portalet e tyre dhe duke mos i dhënë jehonë këtyre orvatjeve të tyre për të bërë senzacione në llogari të hoxhallarëve dhe xhematit.
Hoxhë Bekir Halimi