STOCKHOLM (AA) – Një sulm racist ka ndodhur Stockholm të Suedisë, ndaj një faltoreje që administrohet nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa persona kanë hyrë në ambientet e kësaj faltoreje e cila ndodhet në lagjen Bredeng dhe kanë vizatuar kryqe të thyer naziste në muret e saj, si dhe kanë tentuar ta djegin duke hedhur fishekzjarrë.
Orhan Karan, Drejtori i Shoqatës Kulturore Muslimane Turke në Bredeng, duke dhënë detaje mbi ngjarjen, ka thënë: ‘Rreth gjysmë orë pasi ne dolëm nga falja e namazit të sabahut, disa persona kanë hyrë në faltore dhe kanë vizatuar kryqe të thyera naziste në mure, si dhe kanë hedhur fishekzjarrë me qëllim djegien e faltores.
Duke theksuar se policia ka shkuar në vend ngjarje dhe ka mbajtur raportin përkatës, Karan në vijim ka thënë se një pjesë e tapeteve janë djegur si pasojë e sulmit.
Dy muaj më parë një sulm racist ka ndodhur ndaj xhamisë më të madhe dhe më të vjetër në Stockholm. Në dyert e saj ishte shkruar me bojë ‘Islami është fe e së keqes’.