Grupi anti-imigrant PEGIDA ka lidhur me zingjirë dhe ka mbyllur dyert e shkollës së fëmijëve muslimanë në Leiden të Holandës.
Ngjarja u shënua të dielën në mbrëmje, ndërsa të hënën, nxënësit nuk kishin si të hynin në klasa.
PEGIDA mori përgjegjësinë për incidentin në shkollën fillore islame në Leiden. E hëna të dita e parë e afatit të ri akademik për shkollat fillore në Holandë.
“Pas një ngjarjeje të tillë, ne nuk ndihemi të sigurt,” tha Gulsum Dogan, drejtor i shkollës Er Riseleh, duke shtuar se ishte incidenti i parë i tillë në 24 vitet prej se eshte hapur shkolla
PEGIDA, një lëvizje e djathtë anti-muslimane dhe anti-emigrante, shpërndau fletëpalosje në hyrje të shkollës, ku u bënte thirrje popullit holandez të “kundërshtojë arsimin islamik”. /MESAZHI/