Në ditën e tretë të Kurban Bajramit persona të paidentifikuar kanë kryer një sulm të armatosur ndaj xhamisë Ferhadiye, në qytetin Banja Luka të Bosnjë dhe Hercegovinës
Një sulm është ndërmarrë nga persona të paidentifikuar ndaj xhamisë Ferhadiye e cila është një prej veprave më të rëndësishme osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e cila ishte shembur nga serbët gjatë luftës në Bosnje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Myftinia e Banja Luka-s njoftohet se në ditën e tretë të Kurban Bajramit persona të paidentifikuar kanë kryer një sulm të armatosur ndaj xhamisë në qytetin Banja Luka të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila u hap për adhurim në vitin 2016 pas restaurimit të saj nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
“Sulmi i kryer ndaj xhamisë Ferhadiye është një sulm i kryer ndaj gjithë neve, sepse xhamia është një trashëgimi e lënë për të gjithë muslimanët. Ajo është trashëgimi kulturore dhe historike e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
Teska ngjarja është cilësuar si “sulm terrorist”, autoriteteve përkatëse i është bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve të sulmit.
Si pasojë e ngjarjes nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa nuk është dhënë informacion nëse ka patur dëme apo jo në xhami.
Xhamia e ndërtuar në 1579 nga guvernatori i Bosnjës, Ferhat Pasha në Shtetin Osman, u shemb nga serbët më 7 maj 1993 gjatë luftës në Bosnjë. Ajo u restaurua më pas me mbështetjen e madhe të Turqisë.