17.3 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

IHH gëzoi mbi 2 milionë persona për Kurban Bajram

Më të lexuarat

Fondacioni ka realizuar shpërndarjen e mishit të kurbanëve të dhuruar nga 57.961 pjesëmarrës bamirës, në Turqi dhe 103 shtete me moton “Ajo që ndan është e jotja; Ndaj dhe gëzo”

 

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka shpërndarë mish kurbani për 2.3 milionë persona në vende të ndryshme të botës me rastin e Kurban Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të IHH-së, fondacioni ka realizuar shpërndarjen e mishit të kurbanëve të dhuruar nga 57.961 pjesëmarrës bamirës, në Turqi dhe 103 shtete me moton “Ajo që ndan është e jotja; Ndaj dhe gëzo”.

Në të njëjtën kohë, ekipet e IHH-së kanë mbështetur popujt në vendet që kanë vizituar me projekte të ndryshme për përmirësimin e kushteve jetësore. Gjatë vizitave me rastin e festës, ata kanë hedhur themele të xhamive, faltoreve, puseve ujore, qendrave arsimore, kurseve profesionale, jetimoreve dhe shumë projekteve të tjera.

Përparësi në kuadër të projekteve të fondacionit me rastin e Kurban Bajramit u është dhënë kampeve të refugjatëve, rajoneve të prekura nga luftërat, katastrofat natyrore, uria kronike dhe varfëria, si dhe të moshurave, personave pa familje, grave të veja, jetimoreve, shkollave dhe spitaleve. Në këtë drejtim, në plan të parë kanë qenë Siria, Iraku, Palestina, Somalia, Jemeni, Bangladeshi, Arakani dhe Turkistani Lindor.

Gjithashtu, IHH ka siguruar rroba bajrami për 17.099 jetimë në 16 vende, përfshirë edhe Turqinë. Nga donacionet e filantropëve kanë përfituar jetimët në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Çad, Indi, Kirgistan, Sri Lankë, Arakan, Kenia, Iran, Jemen, Egjipt, Sudan, Tunizi, Sierra Leone, Siri dhe Turqi.

– Fondacioni nuk harroi Sirinë, Arakanin dhe Palestinën

IHH ka dërguar kurbanë edhe për nevojtarët në Al-Bab dhe Jarabulus, rajone në veri të Sirisë të pastruara nga terrorizmi përmes operacionit ushtarak turk “Mburoja e Eufratit”, në Afrin, Idlib, Halep, në zonat rurale të Hamas dhe Homsit dhe në Azez.

Rreth 215 mijë persona kanë përfituar nga mishi, shpërndarja e të cilit është duke vazhduar. Po ashtu, 16 mijë fëmijë jetimë sirianë jané ndihmuar me veshmbathje.

Prerja e kurbanëve është bërë edhe në rajonet ku jetojnë muslimanët e Arakanit (Rohingya) në Bangladesh dhe Nepal, ku jetojnë afër dy milionë muslimanë. Në Arakan është shpërndarë mish i dhuruar nga 3.535 pjesëmarrës, në Nepal nga 1.400 pjesëmarrës dhe në Banlgadesh nga 3.500 pjesëmarrës.

Krahas kurbanëve, ekipet e IHH-së janë duke shpërndarë edhe ushqime të nevojshme, veshje, tenda, pajisje të kuzhinës dhe artikuj të tjerë të nevojshëm për muslimanët e Arakanit, të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të masakrave.

Ndërkaq, në Palestinë dhe Gaza është bërë prerja dhe shpërndarja e kurbanëve të dhuruar nga 1.247 pjesëmarrës për nevojtarët të cilët jetojnë nën bllokadë të privuar nga liritë.

Shpërndarja e kurbanëve të dhuruar nga 3.555 pjesëmarrës është bërë edhe në Jemen, ku njerëzit vuajnë nga mungesa e ushqimeve si pasojë e konflikteve.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Kurban Bajramit, fondacioni IHH gëzoi nevojtarët dhe jetimët në pesë kontinente.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit