Shembulli i fundit i sulmeve ndaj turqve në Evropë u regjistrua në Zvicër.
Shembulli i fundit i sulmeve ndaj turqve në Evropë u regjistrua në Zvicër.
Ndërtesa e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Cyrih u sulmua nga një grup prej rreth 100 vetash.
Persona të maskuar dhe të paidentifikuar goditën ndërtesën e konsullatës me bojërat që mbanin në duar.
Si pasojë në ndërtesë pati dëmtime.
Ngjyrat me të cilat u godit konsullata, rritën dyshimet se sulmi është kryes nga përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK.
Ndërkaq sulmuesit që kishin vënë maska duke shënjestruar presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në ndërtesën përballë konsullatës dhe në stacionin e autobusit, shkruan me bojë të kuqe Vrisni Erdoanin “Kill Erdogan”.
Deri sa erdhën forcat përforcuese të policisë konsullata mbeti e pambrojtur.
Për shkak të festës së 1 majit në konsullatë nuk ndodhej askush përveç forcave të sigurisë.
Konsullja e Përgjithshme, Asije Nurxhan Ipekçi (Asiye Nurcan İpekçi) në deklaratën e bërë për korrespondentin e agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA), tha: “Menjëherë pas ngjarjes mbërriti policia dhe bënë inspektimet e duhura”.
Ajo tha se policia mori masat e duhura dhe janë duke bërë bashkëpunim me ta. “Tani gjendja është e qetë. Nuk ka asgjë për tu frikësuar” tha Ipekçi.