3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sulm ndaj depove të naftës në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Si pasojë e sulmit nga Huthitë, të mbështetur nga Irani në Jemen, një zjarr shpërtheu në objektet e naftës së “Saudi Aramco” në Xhide të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “SPA”, zëdhënësi i Koalicionit Arab, Turki al-Maliki, i cili mbështet forcat qeveritare në Jemen, tha se janë sulmuar objektet e shpërndarjes së produkteve të naftës së “Aramco” në Xhide.

Maliki tha se sulmi u krye nga “milicët terroriste Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen” dhe se si pasojë e zjarrit pati shpërtheu në dy depo nafte.

Duke vënë në dukje se zjarri ishte nën kontroll dhe nuk u raportuan viktima, Maliki argumentoi se sulmi “kishte për qëllim të ndikonte ekonominë globale nëpërmjet sigurisë së energjisë”.

Në lajmet që “SPA” i bazoi në zyrtarë të Ministrisë së Energjisë, thuhet se objektet e “Aramco” në qytetin e Xhide dhe në rajonin jugor të Xhizanit janë shënjestruar nga raketat e huthive.

Duke theksuar se në këto sulme nuk ka pasur humbje jetësh, në lajmi bëhet e ditur se sulme të tilla synojnë sigurinë globale energjetike si dhe Arabinë Saudite.

Zëdhënësi Ushtarak i Houthive, Yahya Seri, pohoi se ata kryen sulme me mjete ajrore pa pilot dhe raketa në Xhide, Xhizan dhe disa rajone të tjera, si dhe në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Në deklaratën e Koalicionit Arab të publikuar në “SPA”, thuhet se sulmet e djeshme kundër Arabisë Saudite janë kryer nga qytetet Sana’a dhe Hudeidah, kryeqyteti i Jemenit. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit