2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sulm me thikë në Japoni ndaj nxënëseve, vdesin një 11 vjeçare dhe një 39 vjeçar

Më të lexuarat

Një nxënëse dhe një burrë janë vrarë dhe 16 vajza të reja janë plagosur si pasojë e therjes me thikë në një autobus afër Tokios, Japoni, të martën, ka bërë të ditur transmetuesi kombëtar japonez NHK duke cituar autoritetet të kenë thënë, ndërsa një i ndaluar në vend të ngjarjes po ashtu ka vdekur.

Vajzat, të moshave nga 6 në 12 vjeçe, ishin nxënëse në një shkollë private katolike në qytetin Kawasaki, në jug të Tokios, dhe po hipnin në autobusin e shkollës kur i dyshuari i sulmoi ato, thekson NHK, raporton Reuters.

Shoferi i autobusit të shkollës fillore “Caritas” i tha policisë të ketë parë një burrë teksa i afrohej stacionit të autobusit dhe i cili kishte nisur të therte njerëz me dy thika që mbante në të dyja duart, transmeton Koha.net.

Policia tha se një 11 vjeçare dhe një 39 vjeçar mbetën të vdekur. NHK tha se burri me gjasë ishte babai i njërit prej fëmijëve, ndërsa edhe një grua u lëndua rëndë së bashku me 16 nxënëse tjera që u lënduan.

Një i dyshuar u ndalua në vend të ngjarjes pasi e kishte therur veten në qafë, por më vonë ka vdekur edhe ai. NHK thotë se burri, një banor i Kawasakit me gjasë në të 50-at, ishte pa ndjenja kur u ndalua.

Motivi i sulmit është i panjohur por nuk dyshohet për ndonjë kërcënim më të gjerë të sigurisë. Në Japoni edhe më parë ka pasur sulme me thika në masë, e ndonjëherë për cak kanë pasur më kategoritë më të ndjeshme.

Një dëshmitar i ka thënë NHK-së të ketë parë njerëz të shtrirë në tokë të mbuluar me gjak dhe një polic është parë duke e lagur trotuarin.

“Pash një djalë që bartte një çantë shkolle me gërvishtje në fytyrë, në kyç të dorës dhe në këmbë në një parking veturash”, ka cituar NHK një burim të paidentifikuar.

“Ai shihej se po dridhej – ishte i frikësuar dhe i tronditur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit