10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

KFOR-i: Aksioni në veri me urdhër të Prokurorisë, nuk është kundër serbëve

Më të lexuarat

Prishtinë, 28 maj – KFOR-i përmes një prononcimi ka thënë se aksioni policor në Kosovë është zhvilluar në gjithë Kosovën në bazë të urdhrit të Prokurorisë në Prishtinë në kuadër të luftës kundër krimit.

Aksioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet sipas urdhrit të Prokurorisë në gjithë territorin e Kosovës, jo vetëm në veri, dhe nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër personave të akuzuar për korrupsion e krim”, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, zëdhënësi i komandës së KFOR-it, Vincenzo Grasso.

“Tash për tash po e ndjekim situatën, jemi në kontakt me autoritetet e pushtetit në Kosovë, por e kemi të hapur komunikimin edhe me Serbinë”, ka thënë Grasso.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e zyrtarëve të Serbisë, që kanë kërkuar nga KFOR-i të ndërmarrë në lidhje me aksionin e Policisë Speciale të Kosovës në veri. “Në lidhje me këtë kemi dikutuar edhe më herët, ne nuk përzihemi në aksionet policore, deri sa të mos na kërkohet të ndërhyjmë”, citon Tanjug-u Vincenzo Grasson, zëdhënës i KFOR-it./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit