Si pasojë e sulmit me thikë në një market në lagjen Barmbek të qytetit Hamburg të Gjermanisë, 1 person mbeti i vrarë ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur. Bëhet e ditur se gjendja e 2 prej të plagosurve është e rëndë.

Sipas faqes së internetit të gjermanes Spiegel Online, persona të rastësishëm përreth marketit u munduan të kapin agresorin me thike.
Pas një gjëmimi që zgjati për një kohë, agresori u neutralizua nga një turk 35-vjeçar.
Bëhet e ditur se turku, gjatë neutralizimit të agresorit, mbeti i plagosur.
Policia gjermane që arrestoi agresorin, bëri të ditur se ai është një 26-vjeçar me vendlindje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz, duke e cilësuar sulmin, krim urrejtjeje, tha: “Agresori kishte aplikuar për strehim por aplikimi i tij nuk ishte pranuar. Kurse deportimi i tij ishte shtyrë pasi nuk kishte letër identiteti”.