1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Sulm i ri terrorist në Turqi, 5 të vrarë, shumë të plagosur

Më të lexuarat

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me makinë-bombë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion policie në qytetin e Cinarit, në rajonin e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë.
Sipas mediave vendase, në mesin e viktimave është edhe një nënë me një foshnjë. Ndërsa, autoritetet kanë nxituar të fajësojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë të cilët janë shumë aktivë në këtë zonë.

Ky shpërthim shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e stacionit policor, por edhe te godinat pranë. Bëhet e ditur se, makina-bombë shpërtheu në hyrje të stacionit, ndërsa sulmuesit gjuajtën edhe me armë e raketa në drejtim të tij.

Mediat vendase shkruajnë se, “edhe në të kaluarën, rajoni i Dijarbakirit ka qenë arenë përplasjesh të dhunshme mes militantëve të PKK-së dhe ushtrisë turke”. Madje, ky rajon ishte në mesin e atyre zonave që ishin në shtetrrethim vitin e kaluar.

Masa e shtetit turk erdhi pas një bombe që la të vdekur 16 ushtarë dhe një aksioni ku u vranë 16 oficerë policie.

Në vitin 1984, PKK mori armët për autonominë e zonave kurde dhe që atëherë, me mijëra njerëz janë vrarë në përleshjet me qeverinë.

Ndërkohë, dy ditë më parë pranë xhamisë në Stamboll pati një shpërthim ku humbën jetën 11 persona. Nëntë prej të cilëve ishin shtetas gjermanë dhe dy të tjerë koreano-jugorë.

Për këtë sulm, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi Shtetin Islamik si përgjegjës kryesor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit