3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sulm i ri në Sinai të Egjiptit, vriten shtatë ushtarë

Më të lexuarat

Shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Egjiptit mbetën të vrarë dhe 14 të tjerë të plagosur në valën e sulmeve të militantëve në rajonin e trazuar të gadishullit të Sinait të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Katër ushtarë u vranë në sulmin e militantëve mbi një patrullë ushtarake”, tha për AA një burim nga forcat lokale të sigurisë i cili njoftoi se një ushtar tjetër ishte qëlluar për vdekje nga zjarri i snajperit në kohën kur ushtarët kishin bastisur qytetin Sheikh Zuweid.

Në një tjetër sulm të kryer me aktivizimin e një bombe në kohën kur po kalonte një patrullë policie, mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur, tha burimi i lartpërmendur.

Ndërkohë 12 ushtarë mbetën të plagosur në dy sulme të ndara në po të njëjtin qytet të dielën.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e përgjakshme në gadishullin e trazuar të cilat ndodhën dy ditë pas vrasjes së 12 ushtarëve në një pikë kontrolli.

Si kundërpërgjigje ushtria e Egjiptit ka nisur sulme ajrore mbi siç i quan ajo, “strehimoret e militantëve” në veri të Sinait.

Zëdhënësi i ushtrisë Mohamed Samir deklaroi të hënën se pjesëtarët e ushtrisë kanë vrarë 18 militantë dhe kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit.

Egjipti është përfshirë nga trazirat që nga viti 2013, konkretisht që nga grushti i shtetit në të cilin u përmbys lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend, Mohamed Morsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit