2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sulm i pasuksesshëm në pallatin presidencial të Erdogan

Më të lexuarat

Policia Turke ka arrestuar një burrë të armatosur i cili ka tentuar të ndërmerr një sulm në pallatin Turk të Kryetarit Rexhep Tajip Erdogan në pallatin Dolmabahce , lajmërojnë mediumet turke dhe agjensionet botërore..
Mediat Turke shpjegojnë se si sulmuesi ka sulmuar me bombë dorë në rojtoren e hyrjes kryesore të pallatit , dhe pastaj ka shkrepur dy plumba prej armës.
Bomba nuk ka eksploduar dhe sulmuesi është kapur nga rojet dhe tash gjendet në paraburgim.
Motivi ende mbetet i panjohur.
Bomba e paeksploduar tash është në dorë të sektorit për kontrollimin e eksplozivëve.
Shef i policisë Selami Altinok ka thënë për njeriun që dyshohet të jetë sulmuesi “që është pjesëtar i terrorit të organizuar” përgjegjës për sulmin, i cili ka pasur cakun në policin para pallatit Presidencial , transmeton AFP.
Altinok ka anashkaluar mundësinë që Erdogan ka qenë caku i sulmit. Mediat lokale lajmërojnë, se lideri Turk nuk ka qenë në pallat në kohën e sulmit.
Sulmuesi në momentin e arrestimit ka pasur pushkë automatike dhe me pistolet , motivet e sulmit nuk janë të ditura.
Erdogan që prej vitit 2003 deri 2014 ka qenë Kryeminister i Turqisë , kur për Kryetar u zgjodh vitin e kaluar.Al-Jazeera/kohaislame.com 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit