5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kujdes ndaj ushqimit të tepërt

Më të lexuarat

Kujdesi për ushqimin që duhet të konsumojmë nuk duhet lënë pas dore, këshillojnë mjekët specialistë.

Kujdesi i përgjithshëm që qytetarët duhet t’i kushtojnë ushqyerjes, sigurisht që nuk është në nivelet e duhura, konfirmojnë mjekët specialistë.
Mungesa e traditës në kujdesin ndaj konsumimit të ushqimeve rezulton të jetë sipas specialistëve, një nga shkaqet kryesore që ndikojnë në prirjen drejt mbipeshës që shfaqet tek qytetarët.
Dhe padyshim, vazhdojnë ata, në ditë të tilla kur mungesa e vëmendjes ndaj ngrënies është e ‘justifikuar’ prej tyre, ekzistojnë kushtet optimale për shtimin e kileve të tepërta, të cilat padyshim duhet të jetë mjaft e vështirë për t’i eliminuar.
Sipas mjekëve endokrinologë, ata që janë akoma dhe më të prirur drejt rënies në peshë janë padyshim personat, të cilët kontrollojnë sasinë e ushqimeve që konsumojnë nëpërmjet respektimit të dietave të ndryshme.

Dëshira për të rënë në peshë, ‘pamundësia’ për të rezistuar në një mjedis tepër joshës ku nga ana e amvisave do të ofrohen kuzhina sa më të pasura dhe, kryesisht mungesa e lëvizjes (sedentariteti), që në këto ditë pritet të jetë edhe më e lartë, (orët e gjata para ekranit të vogël, disa ditë larg lodhjeve të orareve të punës), duket se ndikojnë ndjeshëm në vënien e kileve të tepërta, padyshim të padëshiruara nga askush, shprehen specialistët.
Për një ‘administrim’ sa më të mirë të ushqimeve që priten të konsumohen në këto ditë, specialistët endokrinologë propozojnë të bëhet kujdes ndaj marrjes së ushqimeve tepër të dhjamura si dhe ëmbëlsirave dhe konsumimin sa më shumë të frutave dhe gatimit të perimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit