Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga Nikolaus Cruz (19) ndaj një shkolle të mesme në qytetin Broward të shtetit Florida të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sherifi i Broward, Scott Israel, në llogarinë e tij në Twitter, dha deklaratë në lidhje me sulmin e ndodhur në Shkollën e Mesme Stoneman Douglas.
Ai duke treguar se nga incidenti kanë humbur jetën të paktën 17 persona, theksoi se sulmi në fjalë është kryer nga Nikolaus Cruz, një nga ish-nxënësit e shkollës.
Ndërsa disa zyrtarë policor të cilët kanë folur për shtypin amerikan, njoftuan se sulmuesi është arrestuar jashtë kampusit.
Pas sulmit i cili ka ndodhur pas mesditës sipas kohës lokale policia menjëherë ka intervenuar, ndërsa shkolla e mesme është mbyllur dhe nxënësit janë evakuar pas incidentit.
Nuk u dha informacione për gjendjen e të plagosurve të dërguar në spital. Ndërsa hetimi i Byrosë Federale e Hetimit (FBI) vazhdon.
– Mesazh nga Trumpi
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u informua në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me incidentin, disa orë pas incidentit bëri një postim në Twitter.
“Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump.