Nga një sulm ajror i organizuara nga forcat e regjimit të Asad-it në kryeqytetin sirian, Damask, 35 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Komiteti i Kordinimit Zonal të Sirisë thuhet se forcat ajrore të Asad-it kanë sulmuar një shesh në të cilin ishin mbledhur njerzit pas namazit të xhumasë në Hamurije të Damaskut. Nga sulmi thueht se 35 persona humbën jetë dhjetëra të tjerë u plagosën.
Një nga aktivistët në këtë zonë Mahir Hamuri rreth këtij sulmi u shpreh për AA: “Në vendin ku organizua sulmi ishte një tmerr e vertetë. Ekipet mjekësore mblidhnin trupat e coptuar të shpërndarë në rrugë. Shumë banesa dhe dyqane u shkatërruan plotësisht. Në disa banesa dhe dyqane të tjera ra zjarr si pasojë e shpërthimeve.”
Hamuri ka shtuar gjithashtu se avionët ushtarak të Asad-it që nga mëngjesi i sotëm vazhdojnë të bombardojnë këtë zonë pa pushim.