11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Drejtori ekzekutiv i Google, Schmidt: Interneti do të bëhet i rëndësishëm si uji apo oksigjeni

Më të lexuarat

Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Google, Eric Schmidt në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se interneti së shpejti do të hyjë në çdo por të jetës njerëzore, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Duke folur për procesin e evolucionit të internetit, ai theksoi se “interneti do të bëhet i padukshëm”. “Në një çast gjithkund përreth jush do të jenë aq shumë sensorë  dhe pajisje sa që ju as nuk do të ndjeni praninë e tyre. Ata gjithmonë do të jenë të pranishëm”, ka thënë Schmidt. 

 

Në fund ka përmendur se interneti në të ardhmen do të jetë i rëndësishëm sa uji apo oksigjeni. Vittorio Colao, kreu i kompanisë Vodafone, është pajtuar me Schmidtin dhe të ardhmen e internetit e ka krahasuar me “diçka që është e ngjashme ujit dhe oksigjenit”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit