1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sulltan ERDOGANI: Ofensiva mund të zgjerohet në qytete të tjera siriane

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot me zgjerimin në qytete të tjera në veri të Sirisë të ofensivës turke kundër enklavës së Afrinit, për të eliminuar çdo prani të milicëve kurdë të konsideruar si terroristë nga ana e Ankarasë.

Në një fjalim në televizion, Erdogan premtoi ‘’pastrimin’’ e Minbej, që shtrihet 100 kilometra në lindje të Afrinit ku forcat amerikane janë të pranishme përkrah milicëve kurdë si dhe për të mos lënë asnjë terrorist të kalojë deri në kufirin irakian.

”Pas ofensivës në Afrine e quajtur ‘Dega e ullirit’, ne do të pastrojmë Minbej nga terroristët”, pohoi Erdogan, duke iu referuar ditës së shtatë të ofensivës së ndërmarrë nga ushtria turke dhe rebelët sirianë në mbështetje të Ankarasë në enklavën e Afrinit.

Qëllimi i këtij operacioni është largimi nga Afrini i Njësive të mbrojtjes së popullit (YPG), një milici kurde e konsideruar si terroriste nga ana e Ankarasë, por aleate e Uashingtonit, e shndërruar në forcën e parë luftuese në terren kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit