5.5 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Suedia do të deportojë emigranten e paralizuar përkundër ndalesës së mjekëve

Më të lexuarat

Fozieh Dinar, e cila vuan nga paraliza dhe demenca, do të deportohet nga Suedia edhe pse mjekët i kanë dhënë raport i cili ia ndalon udhëtimin me avion

 

STOCKHOLM (AA) – Një migrante iraniane 78-vjeçare e cila vuan nga paraliza dhe demenca do të deportohet nga Suedia edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë leje për fluturim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fozieh Dinar është paralizuar para katër viteve dhe vuan nga demenca, ndërsa mjekët i kanë dhënë një raport në të cilin thuhet se ajo nuk do të mund të udhëtojë me avion, tha vajza e saj Baha Dinar duke folur për gazetën Aftonbladet.

Dinar theksoi se nëna e saj nuk është në gjendje për të fluturuar.

“Asnjë aviokompani nuk dëshiron t’i shesë nënës sime biletë, pasi ka raport nga mjeku. Për këtë arsye ne nuk arritëm të blejmë biletë avioni. Situatën ia njoftuam Zyrës së Migrantëve, e cila na tha se vendimi për deportim është përfundimtar dhe kërkoi që nëna ime të shkojë në Iran me tren. Si të shkojë nëna ime me tren deri në Iran?”, u shpreh vajza Dinar.

“Kur do të shkojë në Iran, nëna ime nuk do të ketë askënd përveç babait tim 86 vjeçar i cili i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjike. Nëna ime gjendet në karrocë. Zyra e Migrantëve po e dërgon nënën time drejtpërdrejt në vdekje”, shtoi ajo.

Dinar tha se i ka dëshmuar Zyrës së Migrantëve se në Iran nuk ekziston askush që mund të kujdeset për nënën e saj, ndërsa theksoi se pret që zyra të anulojë vendimin për deportim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit