Gjykata rrëzoi vendimin e policisë për bllokimin e dy rasteve të djegies së Kuranit në muajin shkurt
Policia suedeze njoftoi të enjten se ka paraqitur një apel kundër vendimit gjyqësor që rrëzoi vendimin e policisë për ndalimin e dy tubimeve ku protestuesit planifikonin djegien e librit të shenjtë të muslimanëve, Kuranin, transmeton Anadolu.
“Strukturat policore besojnë se parimet e kësaj çështjeje janë të rëndësishme dhe për këtë arsye është urgjente që të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në shkurt, policia në Stokholm refuzoi lejen për dy përpjekje për djegien e Kuranit pasi politikani danez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm në janar me mbrojtjen e policisë dhe lejen e autoriteteve suedeze.
Policia përmendi shqetësimet e sigurisë për bllokimin e dy protestave.
Megjithatë, Gjykata Administrative e Stokholmit e rrëzoi vendimin me një vendim të martën, duke theksuar se rreziqet e përmendura të sigurisë nuk ishin të mjaftueshme për të kufizuar mbajtjen e demonstratave.