“Ishte një zbulim që tërheq vëmendjen. Vikingët mund të kenë qenë të ndikuar nga feja islame dhe nga besimi në jetën e pafundme në parajsë pas vdekjes”, vlerësoi Larsson
Annika Larson, hulumtuese në Universitetin në Uppsala, departamenti i Historisë Antike dhe Arkeologjisë, për AA tha se gjatë analizave në varret e vikingëve të zbuluara në qytetin Birka kanë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.
“Ishte një zbulim që tërheq vëmendjen. Vikingët mund të kenë qenë të ndikuar nga feja islame dhe nga besimi në jetën e pafundme në parajsë pas vdekjes”, vlerësoi Larsson.
Larsson tha se shkronjat arabe në këto fjalë janë përdorur në formë gjeometrike më kaligrafinë Kufike.
“Vikingët varrosnin të vdekurit me rrobat dhe stolitë e tyre. Mbi varre, ne gjetëm disa rroba mëndafshi dhe lecka në të cilat janë shkruar fjalët ‘Allah’ dhe ‘Ali’ me shirit të argjendtë. Ky zbulim ka ngjallur emocione. Rrobat me këto mbishkrime janë gjendur në përgjithësi në maje të kokës së të vdekurit. Këto fjalë i kemi rastisur edhe në disa jastëqe”, shpjegoi Larsson.
Duke tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet kulturore mes vikingëve dhe botës islame, Larsson tha: “Përgjatë Lumit Vollga të Rusisë, mes Skandinavisë dhe Azisë së Mesme, kishte një tregti kulturore. Këto lecka që dolën nga varret, ose janë blerë përmes tregtisë, ose janë plaçkitur. Është interesante ky këmbim kulturor. Sipas disa burimeve, arabët muslimanë udhëtonin në Perëndim për qëllime tregtare ose qëllimet të tjera.”
Larsson shton se kanë rastisur në shumë gjetje që tregojnë se vikingët besonin në jetën pas vdekjes.
“Thuhet se perëndia i vikingëve, Odeni, ishte një luftëtar që migroi nga Azia dhe u vendos në rajonin Malardalen të Suedisë. Vikingët besonin se jeta vazhdon edhe besonin në parajsë ka jetë të pafund. Ky besim është ndikuar direkt nga Islami”, u shpreh ajo.
Rrobat dhe leckat e gjetura prej një javësh janë duke u ekspozuar në Muzeun në Enköping, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 3 shkurt të vitit 2018, shtoi Larsson.
Ndryshe, dy vite më parë në një varr vikingësh nga shekulli i nëntë në Ishullin Björkö ishte gjetur një unazë me mbishkrimin Allah.