STOCKHOLM (AA) – Politikanit turk Mikail Yüksel, i cili jeton në Suedi, i është dërguar një letër ku shkruan “Kthehu në shtetin tënd, muslimani i pistë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Liberale të Qendrës së Djathtë, Mikail Yüksel, në një deklaratë për AA tha se letra ka arritur në qendrën e partisë e cila ndodhet në Göteborg.
Yüksel, duke bërë të ditur se ka shkruar në një rubrikë në lidhje me strukturimet e grupeve radikale në Göteborg, tha se, “Kanë gërvishtur sytë e fotografisë sime që ndodhej mbi atë shkrim dhe kanë shkruar shkrime si ‘Kthehu në shtetin tënd, musliman i pistë’. Edhe më parë kam marrë kërcënime të ngjashme. Për këtë arsye nuk u çudita”.
Duke rikujtuar se ai do të jetë kandidat për deputet nga Partia Liberale e Qendrës së Djathtë nga qyteti Göteborg në zgjedhjet që do të mbahen në shtator, Yüksel tha: “Kandidimi im për deputet i shqetësoi disa grupe raciste të lobimit, meqë unë jam me prejardhje turke dhe jam një musliman. Kanë nisur fushatë shpifëse ndaj meje. Kam vetëm një fjalë të them: Po të frikësohesha nga hekuri, nuk do të hipja në tren. Në këtë rrugë, me lejen e Zotit, nuk kam frikë nga askush. Qëllimi i vetëm i imi është që t’i shërbej Suedisë si një politikan suedez, me prejardhje turke”.
Yükselit edhe vitin e kaluar iu ishte dërguar një letër me përmbajtje të urrejtjes.