27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Suedi, fyerje ndaj Kuranit dhe flamurit irakian para ambasadës së Irakut në Stokholmpa

Më të lexuarat

Momika, i cili doli para ambasadës së Irakut nën mbrojtjen e gjerë të policisë, hodhi në tokë Kuranin dhe flamurin irakian duke fyer Islamin, pavarësisht reagimit të njerëzve

Salwan Momika me origjinë nga Iraku, i cili edhe më parë kishte djegur Kuranin në Suedi, sot përsëri ka fyer fenë islame duke marrë Kuranin dhe flamurin irakian nën këmbët e tij përpara ambasadës së Irakut në Stokholm, raporton Anadolu.

Momika, i cili doli para ambasadës së Irakut nën mbrojtjen e gjerë të policisë, hodhi në tokë Kuranin dhe flamurin irakian duke fyer Islamin, pavarësisht reagimit të njerëzve përreth tij.

Duke fshirë këmbët e tij me një kopje të Kuranit dhe flamurit irakian, Momika fshiu këmbët e tij me një copë letër me fotografinë e liderit shiit, Muqtada al-Sadr në Irak dhe më pas dogji flamurin irakian.

Momika i kërkoi leje policisë për të djegur Kuranin para Parlamentit të Suedisë. Policia deri më tani nuk ka dhënë leje për këtë.

Momika dogji Kuranin para xhamisë së Stokholmit

Momika dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit më 28 qershor. Për këtë ngjarje reaguan shumë shtete, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, si dhe vendet islame si Türkiye, Iraku, Pakistani, Indonezia dhe Afganistani.

Qeveria e Suedisë nisi një hetim për incidentin. Pas reagimeve, policia suedeze tha se ka ngritur kallëzim ndaj Momikës, i cili ka kryer aktin e djegies së Kuranit, për veprën penale të “provokimit të popullit”.

Gjykata e Lartë hoqi ndalimin e policisë për djegien e Kuranit

Në muajin shkurt në Suedi, Salwan Momika me origjinë nga Iraku ka dashur të djegë Kuranin para ambasadës së Irakut në Stokholm dhe Chris Makoundout me origjinë afrikane para ambasadës turke në Stokholm, por policia nuk i ka lejuar këto provokime për arsye sigurie.

Momika dhe Makoundout e çuan vendimin e policisë në gjykatë.

Gjykata Administrative në Suedi rrëzoi vendimin e policisë më 4 prill, me argumentin se “shqetësimet e rrezikut të sigurisë” nuk mjaftojnë për të kufizuar të drejtën për mbajtur protestë. Më pas, policia e Stokholmit e çoi vendimin në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë miratoi këtë vendim të Gjykatës Administrative dhe hoqi “ndalimin e djegies së Kuranit” të policisë më 12 qershor.

Provokimet e djegies së Kuranit në Suedi

Rasmus Paludan vazhdoi provokimet e tij me djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin Stokholm gjatë festave të Pashkëve në 2022.

Protestuesit të cilët kërkonin ndalimin e Paludan-it, sulmuan edhe policinë me gurë duke djegur goma në rrugë. Të paktën 104 policë dhe 14 protestues u plagosën ndërsa 20 automjete të policisë u shkatërruan nga djegia.

Më 21 janar, Paludan dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm. Ndërkaq askush nuk u lejua të afrohej pranë Paludan-it gjatë aksionit, i cili u mbajt nën mbrojtjen e policisë së mbushur me njerëz.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit