1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Suedezët u thonë PO refugjatëve

Më të lexuarat

Anketa e fundit e publikuar në faqen e internetit të kompanisë hulumtimeve të opinionit publik Ipsos në Suedi, ka treguar se 44 përqind e Suedezëve vërejnë pozitivisht marrjen e më shumë refugjatëve në vend, raporton Anadolu agency (AA).

Sipas të dhënave të kompanisë Ipsos e cila ka kryer një anketim tek mbi 1 mijë e 500 persona në lidhje me çështjen e refugjatëve e cila ka krijuar një rend dite intensiv në Suedi theksohet se teksa në muajin shkurt norma e atyre së ishin shprehur “vendi ynë të marrë më shumë refugjatë” ishte 26 përqind, ndëra theksohet gjithashtu se kjo normë në 7 muajt e fundit ka shënuar një rritje me 18 përqind dhe ka aritur në masën 44 përiqnd.

Ndërsa theksohet se 20 përqind është norma e atyre që dëshirojnë dhënien e ndihmës pa ardhur refugjatët në Suedi dhe 30 përqind e të anektuarve kanë dëshiruar mbylljen e dyerve për refugjatët. Ndërsa 6 përqind e pjesëmarrësve në anketë nuk kanë shprehur mendimin e tyre.

Në kërkim theksohet se ndryshimi me 18 për qind i suedezëve në favor të idesë për refugjatët ka ardhur si pasojë e pasqyrimit të në media të ngjerjeve tragjike të përjetuara ditët e fundit në Mesdhe.

Gjtihashtu edhe shumë ekspertë në Suedi janë të mendimit se vlerat e Europës në çështjen e refugjatëve kanë dhënë një provë të rëndësishme mbi tragjedinë në Mesdhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit