1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sudani vazhdon të përballet me krizën më të keqe të urisë dhe zhvendosjes gjatë luftës civile

Më të lexuarat

Sipas agjencive të OKB-së, Sudani aktualisht po përballet me “pasigurinë më të keqe ushqimore në 20 vjet”

Sudani vazhdon të përballet me krizën më të keqe të urisë dhe zhvendosjes si rezultat i konflikteve të armatosura 15 mujore midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), raporton Anadolu.

Teksa numri i njerëzve të vrarë në përleshjet vlerësohet të jetë rreth 16 mijë, numri i të vdekurve është shumë më i lartë për shkak të kolapsit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vendin në Afrikën verilindore.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se që nga fillimi i luftës në Sudan në prill 2023, mbi 7,7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit.

IOM vuri në dukje se më shumë se 2 milionë njerëz kanë kaluar kufirin në vendet fqinje, prej të cilëve 55 për qind janë fëmijë nën moshën 18 vjeç.

– Zhvendosja dhe uria

UNICEF raportoi se Sudani ka numrin më të madh në botë të fëmijëve të zhvendosur, me 5 milionë.

IOM deklaroi se 36 për qind e njerëzve të zhvendosur janë nga kryeqyteti Khartoum, 20 për qind nga Darfuri i Jugut dhe 14 për qind nga Darfuri i Veriut.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se teksa situata vazhdon të përkeqësohet në të gjithë Sudanin, gratë, fëmijët dhe familje të tëra po detyrohen të ikin, duke lënë gjithçka pas.

OCHA raportoi se Sudani aktualisht po përballet me “pasigurinë më të keqe ushqimore në 20 vjet”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se një në çdo pesë njerëz në Sudan po përjeton pasiguri ushqimore të nivelit të urgjencës, në mes të luftës civile në vazhdim.

“755 mijë njerëz po përballen me nivele katastrofike të urisë. 25,6 milionë po përballen me nivele akute”, tha Ghebreyesus.

– Rreziku nga uria

Eatizaz Yousif, drejtori zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) në Sudan, tha se gati gjysma e vendit kërkon ndihmë humanitare për shkak të luftës në vazhdim dhe 3 milionë njerëz janë në prag të urisë dhe mund të vdesin nga uria.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Mandeep O’Brien, tha se rreth 8,9 milionë fëmijë sudanezë vuajnë nga pasiguria akute ushqimore dhe sëmundjet.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, theksoi se Sudani është “një nga vendet më të këqija në botë” për fëmijët.

Russell u shpreh se miliona fëmijë sudanezë janë të kequshqyer dhe nuk mund të ndjekin shkollimin.

Lufta në Sudan shpërtheu në prill 2023 midis gjeneralit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe komandantit të RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo, për mosmarrëveshjet rreth integrimit të RSF-së në ushtri.

Konflikti ka shkaktuar një krizë shkatërruese humanitare dhe përleshjet kanë shkaktuar vrasjen e rreth 16 mijë njerëzve, si dhe kanë zhvendosur miliona.

Më 29 mars, Sudani paraqiti një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër Emirateve të Bashkuara Arabe për gjoja mbështetjen e RSF-së, një akuzë që Emiratet e Bashkuara Arabe e mohojnë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit