Durrësi është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje, ku djali ka vrarë babain dhe nënën e tij.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj.
Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë. Nga hetimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme mendore.